Tentoi të udhëtonte me dokument të falsifikuar, arrestohet në aeroportin e Prishtinës

Në aeroportin e Prishtinës, është arrestuar një shtetas i Shqipërisë, pasi tentoi të udhëtonte me dokument të falsifikuar.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari në pasaportën e tij e kishte të vendosur një vizë të falsifikuar të një shteti perëndimor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti  me dokument të falsifikuar – vizë të një shteti perëndimor, të cilën e kishte pas të vendosur në pasaportën e tij  kishte tentuar të udhëtoj. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

/KlanKosova/

Read Previous

Pranon teste të falsifikuara për COVID-19 përmes një aplikacioni, rasti në hetime

Read Next

Bie numri i gjobave anti-COVID