Disa më të mëdhenj e disa të tjerë me të vegjël. Gjenerata të ndryshme po ushtrojnë sportin që e kanë përzemër, basketbollin. Trajnerët e përkushtuar të klubit të basketbollit nga Gjakova, “YLLI-04” po kujdesen që ta zgjerojnë akoma më shumë këtë talent. Suksesi i treguar deri më tani po i motivon lojtarët që të kenë një përfaqësim të denjë në ligën e sezonit aktual.
Në mesin e sukseseve ka edhe sfida, e këto vështirësi janë shkaktuar edhe si rrjedhojë e pandemisë.
Basketbollistët e basketbollistet e ardhshme thonë së do të bëjnë përpjekje maksimale për të qenë sportistë të spikatur.
Kampionët e ardhshëm, po punojnë fortë për të trasuar rrugën e suksesit thanë trajnerët të cilët stërvisin këta të rinjë.