3 shkencëtarë fitojnë Nobelin në shkencat ekonomike

Për kontributin në ekonominë e punës dhe analizën e marrëdhënieve në pun

David Card, Joshua Angrist dhe Guido Imbens janë shpallur fitues të Çmimit Nobel në shkencat ekonomike 2021 për kontributin në ekonominë e punës dhe analizën e marrëdhënieve në vendin e punës, njofton Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.

Card u njoh për punën novatore në efektet e tregut të pagave minimale, emigracionit dhe arsimit. Sipas tij  rritja e pagës minimale nuk çon domosdoshmërisht në më pak vende pune.

Teksa  Angrist dhe Imbens për demonstrimin se sa përfundime të sakta për shkakun dhe efektin mund të nxirren nga eksperimentet natyrore, ose situatat që dalin nga jeta reale.

Studimet e Card mbi pyetjet kryesore për shoqërinë dhe kontributet metodologjike të Angrist dhe Imbens kanë treguar se eksperimentet natyrore janë një burim i pasur i njohurive.

Read Previous

​Sagnol: Kosova ka skuadër të mirë, humbja ndaj tyre na ka dëshpëruar shumë

Read Next

Fshati Gjelbër, vendbanimi ideal në Gjakovë – E SPONSORIZUAR