Moti sot në Kosovë

Gjatë ditës së sotme parashihet të mbajë mot i vranët e herë pas herë edhe me reshje shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, kurse ato maksimalet do lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius.

“Gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me riga shiu të cilat do të përfshijnë gjithë territorin e Republikës. Në viset malore me lartësi mbi 850m mbi nivel të detit do të ketë kushte që reshjet e shiut të shoqërohen edhe me fjolla bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /KP/

Read Previous

Në New York hapet rrokaqielli që katër katet e fundit i ka të ndërtuar vetëm nga xhami

Read Next

1,676 raste aktive me COVID-19 në Kosovë