Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Xhiroja e katërt e Superligës së Hendbollit të Kosovës, në konkurencën e femrave do të zhvillohet këtë fundjavë, dhe skuadra nga Gjakova KH “Shqiponja” ka filluar përgatitjet për përballjen e radhës.
Trajneri i klubit, Mahmut Sadiku, ka thënë që përgatitjet e Shqiponjës kanë filluar që nga muaji gusht, dhe që po shkojnë mirë.
Sadiku ka cekur që ky klub është përforcuar me hendbolliste nga KH “Vëllaznimi” dhe disa nga KH “Deçani”.
Se përgatitjet e klubit po shkojnë mirë e kanë thënë edhe hendbollistet e kësaj skuadreje.
Kujtojmë që kubi i hendbollit “Shqiponja” deri më tani ka zhvilluar 3 ndeshje dhe aktualisht ka të regjistuara 2 fitore dhe një humbje, dhe pozicionohet në pozitën e 6-të me 4 pikë. Gjakovaret të shtunën e presin Klubin Hendbollistik “Jusuf Gërvalla” si mysafir.