Rikthehet Superliga e Kosovës, dy ndeshje interesante zhvillohen sot

Superliga e Kosovës rikthehet sot me dy ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së tetë të sezonit të ri 2021/22.

Ndeshja më interesante e programit të sotëm do të jetë ajo mes skuadrës së Drenicës dhe Ballkanit, takim ky që zhvillohet në stadiumin “Suva Reka”, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo në stadiumin “Liman Gegaj”, ku skuadra e Malishevës zhvillon ndeshje si vendase kundër Gjilanit.

Pas shtatë xhirove të zhvilluara, tabelën e kryeson skuadra e Drenicës me 14 pikë, një më shumë se kundërshtari i sotëm Ballkani që zë vendin e dytë.

Dallimin e njëjtë në pikë dhe pozitë e kanë edhe Malisheva e Gjilani, respektivisht Gjilani zë vendin e tretë me 12 pikë, kurse Malisheva pozicionohet në vendin e katërt me 11 pikë.

Në anën tjetër, në fund të tabelës gjendet skuadra e Ulpianës me gjashtë pikë, dhe skuadra e Llapit që zë vendin e fundit me vetëm tre pikë.

Programin e plotë të ndeshjeve në Superligën e Kosovës e gjeni më poshtë.

15:00 Ballkani – Drenica (Stadiumi Suva Reka)

15:00 Malisheva – Gjilani (Stadiumi Liman Gegaj) /KP/

Read Previous

Hoti paralajmëron padi për ata që bën lajmin e rremë për fatin e babait të tij

Read Next

Këto janë ndeshjet e sotme në Premier Ligën angleze