Këto janë ndeshjet e sotme në Premier Ligën angleze

Premier Liga angleze rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së shtatë të sezonit të ri 2021/22.

Ndeshja më interesante e programit të sotëm do të jetë derbi mes Manchester United dhe Everton që zhvillohet në stadiumin “Old Trafford”, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Chelsea e Southampton, ku nikoqirët do të synojnë me çdo kusht të shënojnë fitore, dhe të rikuperohen nga dy humbjet në xhirot e kaluara, njërën kundër Manchester Cityt dhe tjetrën kundër skuadrës së Juventusit në Ligën e Kampionëve.

Pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara, tabelën e kryeson Liverpooli me gjithsej 14 pikë, një më pas se vendi i dytë Manchester City, Top 4 e mbyllin skuadra e Chelseat dhe Manchester Unted që gjenden në kuotën e njëjtë të pikëve, respektivisht 13 sosh.

Në anën tjetër, në tre pozitat e fundit në tabelë gjenden Leeds me tre pikë, Burnley me dy sosh, dhe skuadra e Norwich që ende nuk ka arkëtuar asnjë pikë.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Premier Ligën angleze e gjeni më poshtë.

13:30 Manchester United – Everton (Stadiumi Old Trafford)

16:00 Burnley – Norwich (Stadiumi Turf Moor)

16:00 Chelsea – Southampton (Stadiumi Stamford Bridge)

16:00 Leeds United – Watford (Stadiumi Elland Road)

16:00 Wolverhampton – Newcastle (Stadiumi Molineux)

18:30 Brighton – Arsenal (Stadiumi Amex) /KP/

Read Previous

Rikthehet Superliga e Kosovës, dy ndeshje interesante zhvillohen sot

Read Next

Ekspertët gjermanë: Imuniteti i personave të shëruar nga COVID-19 zgjat një vit