Mbi 700 mijë të vdekur nga COVID-19 në SHBA

Shtetet e Bashkuara tejkaluan 700,000 vdekje të lidhura me koronavirusin, sipas një raporti të agjencisë së lajmeve “Reuters”. Javën e kaluar u regjistrua një mesatare prej më shumë se 2,000 vdekjesh në ditë.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të udhëheqin në numrin e rasteve dhe vdekjeve nga Covid-19, duke përbërë 19% dhe 14% të të gjitha infeksioneve dhe vdekjeve të raportuara. Në të gjithë botën, numri i vdekjeve nga pandemia ka arritur në gati 5 milionë.

Rreth 56% e popullsisë amerikane është vaksinuar plotësisht, me rreth 65% që kanë marrë të paktën një dozë, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve./ Abcnews.al

Read Previous

Challandes publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet kundër Suedisë dhe Gjeorgjisë

Read Next

​Aplikimi i dozës së tretë në Kosovë të nis nga viti i ardhshëm