Njoftim i rëndësishëm lidhur me aplikimin për vaksinim kundër Covid-19 nga Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë  përmes një komunikate për media njofton qytetarët se përveç shtimet të terminëve të reja për vaksinim kundër COVID-19, me rastin e aplikimit dhe caktimit të terminëve për vaksinim, platforma eKosova mundëson që tani, një qytetar të caktojë termine për 10 persona të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të aplikojnë dhe caktojnë termine për marrje të vaksinës kundër COVID-19 dhe në të njëjtën kohë të zbatojnë masat kundër Covid-19 si bartja e maskës, higjiena, ruajtja e distancës dhe shmangia nga grumbullimet ku rreziku për bartje të virusit korona është i lartë. /Telegrafi/

Read Previous

Punimet që filluan dje në rrugën te Zidi i Sadik Agës sot nuk vazhduan

Read Next

U paralajmërua ndalim qarkullimi por në rrugën “Nënë Tereza” makinat lëvizin lirshëm (VIDEO)