Ish-deputeti Etem Arifi lirohet nga burgu

Ish-deputeti Etem Arifi është liruar dje nga burgu.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.


Gashi ka bërë me dije se Arifi është liruar dje me vendim të panelit për lirim me kusht.

“Po, me vendim të panelit për lirim me kusht, personi në fjale është liruar dje në ora 16:00”, ka thnënë Gashi për Express.

Ndryshe, Arifi ishte paraqitur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, më 29 shtator, pasi Gjykata Kushtetuese i kishte refuzuar ankesën në të cilën kishte kërkuar që të mos vuante dënimin.

Deputeti Etem Arifi dhe Bajram Gashi, drejtori i OJQ-së “Zëri i Ashkalinjve”, ishin akuzuar për përvetësim të rreth 26 mijë eurove. /GazetaExpress/

Read Previous

Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba për shkelje të masave kundër COVID-19

Read Next

Kjo është situata aktuale në pikat kufitare