Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, theksoi sot në Bled se çdo zgjerim e ka bërë BE -në më të mirë, dhe se Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për Unionin ashtu siç BE -ja është e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor.
Duke folur në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë, ai deklaroi se çdo zgjerim e ka bërë BE -në më të mirë dhe ka çuar në atë që është sot – një bashkim idesh, solidariteti dhe diversiteti.
Sipas tij, e ardhmja e Evropës është e paimagjinueshme pa Ballkanin Perëndimor, dhe në këtë drejtim ai përshëndeti mbajtjen e Samitit për Ballkanin Perëndimor në Slloveni.
“Ne e dimë se BE -ja është e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor, por Ballkani Perëndimor i nevojiten njësoj BE -së. Së bashku mund të ëndërrojmë dhe të krijojmë një të ardhme më të mirë për BE -në”, tha ai..
Michel potencoi se BE nuk është një projekt statik, por një projekt dinamik i vlerave, prosperitetit dhe ndikimit.
/KlanKosova.tv/