Prezenca e qenve endacak në pothuajse çdo cep të qytetit të Gjakovës, është shndërruar në rrezik potencial për ta. Ankesat e tyre për këtë problematik janë të shpeshta. Kështu thanë disa prej tyre. Ata druhen se mund të jenë cak i qenve të cilët ndodhen në shumë hapësira.
Pikërisht për këtë ne kërkuam sqarim në zyrën e drejtorit të shërbimeve publike, Shkumbin Kastrati, me ç’rast ai tha se në tri vitet e fundit kjo ka qenë kompentencë e Agjencionit të ushqimit dhe veterinarisë së ushqimit mirëpo, këtë vit nuk e kishin paraparë ndarjen e buxhetit për këtë problematik.
Sa i përket qendrës rajonale të karantinimit për qentë endacak duhet të ketë, por kostoja është shumë e lartë dhe komuna nuk e përballon këtë.
Mes tjerash Kastrati ka thënë se aktualisht kemi vetëm zgjidhje të përkohshme e që për këtë ka një kompani të kontraktuar “Provet”, ku qytetarët mund të drejtohen pa hezitim për çdo shqetësim që kanë.