Ekipet mjeksore qe një kohë janë në terren për të vaksinuar ata që nuk kanë mundësi të paraqiten në qendrën e vaksinimit “Fehmi Agani” në Gjakovë.Vaksinimi në shtëpi po u bëhet konkretisht moshave të vjetra, që kanë vështirësi ti drejtohen kësaj qendre. Sot një ekip mobil ishte në shtëpinë e gjyshes së heroit, Përmet Vula. 94 vjecarja Naile Vula u shpreh falenderuese që po u kushtohet rëndësi moshave të vjetra.
Kryeinfermjerja e kësaj qendre Makfirete Berisha tha se stafi mjeksor janë në dispozicion të të gjithë atyre që kanë vështirësi të paraqiten në qendrën e vaksinimit. https://www.syri-vision.tv/
Stafi mjekësor thanë se të gjithë ata që kanë familjarë në moshë të shtyer, duhet të paraqiten tek qendra “Fehmi Agani” për të treguar të dhënat e sakta, e pastaj ekipet mobile në bazë të termineve të caktuara do të vizitojnë të gjithë përsonat e regjistruar sipas listës.https://www.syri-vision.tv/