Nën udhëheqjen e Drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare Perëndim Kolonel Nexhmi Krasniqi, policia kufitrare morën rrugën për në Koshare. Të shumta janë rastet kur këtë terren e vëzhgojnë. E arsyeja është për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Policia Rajonale Kufitare e rajonit Perëndim të përcjellur nga afër nga ekipi i mediumit tonë dalëngadalë ju afruan lokacionit në të cilin janë gjetur bimë narkotike. /https://www.syri-vision.tv/
Në të njëjtin vend i njëjti operacion i asgjësimit të bimëve narkotike është zhvilluar dy javë më parë. E edhe sot në këtë operacion ishin të gjitha njësitë relevante si njësia e forezikës, ajo e antidrogës si dhe policia kufitare e shtetit të shiqipërisë.Fillimisht i morën provat dhe pas procedurave hetimore në të dy parcelat u sekuestrua 60 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.
Dihet se një përson është arrestuar dy javë më parë në këtë zonë.Ndërsa për parcelat e sotme nuk ka të arrestuar por vetëm të dyshuar. /https://www.syri-vision.tv/
Të gjitha këto po largohen për asgjesim por jonë vendin e gjetur.Policia Rajonale Kufitare pasi që I larguan të gjitha bimët nga parcelat e mbjellura morrën rrugën e kthimit.Para se të përfundonte i gjithë plani operativ Kolonel Krasniqi pati një falënderim.
Sipas Policisë të dyshuarit e kësaj vepre janë kujdesur që për kultivimin e këtyre bimëve të dërgojnë edhe sitemin e avancuar të ujitjes që dyshohet se është dërguar në distancë prej 5 kilometra.Bimët me lartësi mbi 1 metër u dogjën në një vend të sigurt në afërsi të ish kazermës në Koshare./https://www.syri-vision.tv/