Një person është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit nga Policia, për plagosjen e dy personave mbrëmë në Gjakovë.
Policia e Kosovës raporton se sot në orët e hershme të mëngjesit është arrestuar njëri nga dy të dyshuarit e rastit të plagosjes së mbrëmshme në rrugën “Bardhyl Qaushi” në qytetin e Gjakovës.
Policia bënë të ditur se gjatë arrestimit, tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale në fjalë.
I dyshuari është intervistuar në prani të mbrojtësit.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit,i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë.