Pa dyshim bashkatdhetarët mund t’i quajmë infuzion për vendlindje, pasiqë ardhja e tyre po gjallëron vendin dhe po i jep tjetër emocion. Shpenzimet e tyre po ndikojnë natyrshëm në ekonominë e vendit. Në komunën e Gjakovës taksat e tatimit në pronë janë rreth 60% kurse në krahasim me vitin e kaluar në periudhën e njejtë kohore, ka 119.43% rritje në këto të hyra.
Drejtori Halilaj gjithashtu bëri të ditur se ky sukses është meritë edhe e mërgimtarëve të cilët në disa raste i paguajnë taksat e tyre përmes E-fatures në vendet ku jetojnë por prap se prap ka të atillë të cilët i shfrytëzojnë pagesat në vendlindje.
Kryesisht të hyrat e tatimit në pronë janë të orientuara në investime kapitale, dhe të njëjtat iu kthehen kontributdhënësve.