Kurti mbledh nesër ministrat, këto janë vendimet që pritet të merren

Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë nesër, e mërkurë, mbledhjen e saj të radhës, raporton Gazeta Sinjali.

Në këtë mbledhje, e cila pritet të fillojë në orën 10:00, do të diskutohen 14 pika.

Gazeta Sinjali ka arritur të sigurojë rendin e ditës së kësaj mbledhje, në të cilën, ndër të tjera, është planifikuar shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit “Projekti Emergjent i Kosovës për COVID-19”, Financim shtesë, në mes të Republikës së Kosovës – Agjendës për Reforma Ndërkombëtare për Zhvillim.

Kryeministri Albin Kurti me kabinetin e tij do të bëjnë shqyrtimin e Draftit të Planit të veprimit për zbatimin e fazës së dytë të prioriteteve politike, të dakorduara ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës – Agjendës për Reforma Evropiane, si dhe atij të Strategjisë për Sundimin e Ligjit 2021-2026.

Në këtë mbledhje pritet që të shqyrtohet edhe ndarja buxhetore për disa nga masat e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për diasporën, bizneset, pensionistët, familjet me asistencë sociale dhe për kulturë e sport.
Poashtu, në këtë mbledhje pritet të emërohen dy komisione të ndryshme, ai për njohjen e statusit e të ish-të dënuarve dhe të ish-të përndjekurve politike dhe ai për rini.

Read Previous

Kosova fiton edhe tri medalje në Olimpiadë, kësaj radhe në matematikë

Read Next

Ekspertët tregojnë se kur mund të flitet për imunitet tufe ndaj variantit Delta