Personeli policor dhe zjarrfikësit të gatshëm për t’u imunizuar me vaksinën anticovid

Zyrtarët policor  të cilët kanë kontakte të vazhdueshme me komunitetin, edhe përkundër fluksit të angazhimeve të tyre,  vazhdimisht po shfrytëzojnë mundësinë e vaksinimit, kjo për faktin që të ruhet sa më shumë shëndeti i qytetarëve. Major Avdi Berisha nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës përmes lidhjes telefonike për televizionin Syri është shprehur se mbi 70% e personelit policor në Gjakovë, janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës antikovid, ndërsa një numër i konsiderushëm e kanë përfunduar edhe dozën e dytë. Për shkak të ngarkesave dhe planeve operative në këte kohë kanë mbetur vetëm një numër i vogël i zyrtarëve policor të pa vaksinuar megjithatë është një vullnet i madh nga policia e Kosovës që të gjithë të punësuarit mundësisht të imunizohen brenda një periudhe të caktuar kohore.

Njëjtë janë duke vepruar edhe në brigadën e zjarrëfiksave në Gjakovë, ku përkundër punëve të vazhdueshme rreth 40% e personelit janë vaksinuar.

Se vaksinimi është i obligueshëm për të gjithë qytetarët e vendit është thënë edhe nga zyrtarë qeveritar, kështu që për një siguri të plotë, vaksinimi duhet të ndodhë sa me parë, e sidomos me personat veprimtaria e të cilëve konsiston me sigurinë e komunitetit.

Read Previous

Vazhdon rritja e të hospitalizuarve nga Covid-19 në spitalin “Isa Grezda”

Read Next

Shuhet zjarri mbi tunelin e Kalimashit