Reparti i ortopedisë në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë ofron gati të gjitha shërbimet traumatologjike dhe ortopedike, si dhe shërbime në ambulanta specialistike që ndryshe njihet edhe si reparti që trajton më së shumti raste dhe shumë pak i dërgon ato nëpër institucione tjera shëndetësore, kështu u shpreh shefi i repartit te ortopedisë, Burim Sahatqija. https://www.syri-vision.tv/
Doktori tutje shtoj se duke u nisur nga fillimi i këtij viti e deri tani në këtë repart janë kryer 270 operime por që ky është një numër i vogël, në krahasim me vitet e tjera përshkak të vitit pandemik. https://www.syri-vision.tv/
Vlenë të theksohet se në këtë mjedis gjithçka punohet me përkushtim dhe se sallat e operimeve i plotësojnë në maksimum kushtet.
Të kënaqur me shërbimet në këtë repart shprehen edhe pacientët këtu.
Në fund duhet theksuar se në ambulantën specialisktike të ortopedisë vetëm gjatë një dite shërbim marrin 25 deri në 30 pacientë.https://www.syri-vision.tv/