Nderohen dëshmorët e familjes Lleshi

U bënë 23 vite nga përballja e heroike e familjes Lleshi kundrejt pushtuesve serbë, gjatë luftimeve në përpjekje për të mbrojtur familjen ranë dëshmorë katër antarë të kësaj familje Kola, Marku, Mema dhe Pren Lleshi. https://www.syri-vision.tv/

Për të nderuar dëshmorët u organizuan homazhe te Lapidari në Vraniq të komunës së Gjakovës, i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili vlersoj lart kontributin e dëshmorëve në luftën e fundit. Ai kujtoj edhe historinë e rënies së dëshmorëve ku tha se gjakuy i tyre është liria që ne gëzojmë. https://www.syri-vision.tv/

Për të nderuar figurën e dëshmorëve erdhën edhe përfaqësues nga komuna e Gjakovës. Ferdinand Kolaj nga drejtoria e zhvillimit ekonomik tha se dëshmorët duhet kujtuar cdo herë. Familjarët e dëshmorëve Lleshi thanë që duhet të punojmë të jetësojmë amanetin e të gjithë të rënëve për liri. Te lapidari u vendosen edhe shumë buqeta me lule, në këto homazhe e pranishme ishte edhe Mimoza Kusari Lila, udhëheqëse e grupit parlamentar të Kosovës, si dhe përfaqësues nga vetëvendosje dega e Gjakovës.https://www.syri-vision.tv/

Read Previous

Blloqet nga Serbia “shkatërrojnë” kompanitë në Kosovë

Read Next

Andin Hoti: Kosova s’duhet të lëshoj pe për fatin e të pagjeturve