Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se 112 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme.
Prej tyre 72 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 74 me oksigjeno-terapi dhe 1 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 45 pacientë, 40 prej tyre COVID-19 pozitivë, 23 me oksigjeno-terapi.
Spitali i Gjakovës ka pësuar rritje të lehtë të të hospitalizuarve nga Covid-19 duke numëruar gjithsej 14 pacientë.