Rrugët që po lihen në gjysmë, shkaktar të aksidenteve jo vetëm për njerëz por edhe për kafshë

Ishte qershori i vitit 2019 që kur filluan punimet për demolimin e urës në rrugën Gaspër Karaqi, gjegjësisht tek rrethrrotullimi në dalje për Prizren.U bënë dy vite që kjo rrugë është asfaltuar. Që nga ajo kohë në këtë pjesë të qytetit të Gjakovës janë duke u kryer punime në infrastrukturë.

Konkretisht asfaltimi dhe zgjerimi i kësaj rruge ka filluar nga rrethrrotullimi dhe ka vazhduar vetëm 2 kilometra larg prej këtu. Por sot pas më shumë se dy vitesh këto punime ende nuk kanë përfunduar në tërësi.Ajo që të bie në sy teksa qarkullon në këtë rrugë siç është e njohur ndryshe edhe si tranziti I ri në dalje për Prizren,është mungesa e sinjalistikës. https://www.syri-vision.tv/

E një gjë e tillë ka bërë që brenda javës të ndodhin disa aksidente.Këto aksidente trafiku kanë lënë edhe gjurmë që mund të jenë të rrezikshme për veturat që kalojnë këndej. Dihet se kjo rrugë është e mbipopulluar, sidomos në sezonin e verës kur bashkatdhetarët vijnë për të kaluar pushimet në vendlindje dhe fluksi i pjesëmarrësve në trafik është dukshëm më I madh. Këtu mungon shenjëzimi horizontal dhe ai vertikal e poashtu ka mungesë edhe të ndriqimit publik.Edhe pse projekti nuk ka përfunduar ende, këtu do të ishte mirë që të vendoseshin disa shenja të përkohshme në mënyrë që të shmangen aksidentet apo edhe rreziqet eventuale. https://www.syri-vision.tv/

Përveq sinjalistikës një tjetër dukuri shqetësuese këtu është edhe mungesa e kapakëve të pusetave.“Viktimë” e tyre mbrëmë është bërë një kalë cili teksa po lëvizte ai ka rënë në pusetë.

Në videon e realizuar nga ekipi i TV Syri I cili ishte në vendin e ngjarjes duket qartë situata e vështirë në të cilën po përballej ky kalë.Në vendin e ngjarjes ka dalur menjëherë brigada e zjarrëfikësve të cilët u munduan që ta nxjerrin nga puseta dhe ta shpëtojnë nga më e keqja.Përkundër përpjekjes dhe angazhimit të zjarrëfikësve, në fund gjithqka doli të jetë dëshpëruese sepse stërmundimi dhe lëndimet që morri kjo kafshë bënë që ai të ngordh. https://www.syri-vision.tv/

Read Previous

Mbi 4 miliardë vaksina antiCOVID janë dhënë në të gjithë botën, kryeson Kina

Read Next

B-21 Raider, bombarduesi i ri amerikan që bartë sasi të jashtëzakonshme të bombave dhe raketave