Qytetarët e Gjakovës patën mundësi që të paraqesin shqetësimet e veta në një takim, në kuadër të projektit “Uji i pastër Gjakovë dhe Kukës” i organizuar nga organizata She era.
Në kuadër të këtij projektit të lartëshënuar janë realizuar edhe harta të digjitalizuara ku tregojnë saktë pjesët më të ndotura rreth lumenjve të Gjakovës
Ndërsa Mirlinda Kusari Purrini drejtoreshë e organizates ShE Era tha që këto debate me qytetarë janë të dobishme për vazhdimësinë e projekti.
I pranishëm në këtë takim konsultativ ishte edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini i cili mes tjerash u shpreh që jemi duke punuar që edhe lumi “ Llukac” të marr formën sikurse lumi Krena.
Theksojmë se ky projekt planifikohet të përfundojë në fund të vitit 2022 rezultatet e të cilit vetëm kanë filluar të shihen.