Osmani, Konjufca dhe Kurti shkojnë për ngushëllime në fshatin Devë te familja Binakaj

Tre udhëheqësit e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamenari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, kanë shkuar sot për ngushëllime në fshatin Devë të Gjakovës te familja Binakaj që dje i dha lamtumirën e fundit Valentina dhe Erlinda Binakajt.

Nënë e bijë humbën jetën tragjikisht në aksidentin e autobusit kosovar në Kroaci, njofton Klan Kosova.

Tre liderët ngushëlluan familjarët për humbjen e tyre në të pamën që po qëndron ende e hapur në këtë familje.

Nga aksidenti tragjik të vdekur mbetën 10 persona dhe 40 të tjerë të lënduar./KlanKosova/

Read Previous

Mino Raiola ia ofron Liverpoolit mesfushorin Paul Pogba

Read Next

Rama: Le të më tregojë një ndër shumë më të mençurit se unë çfarë të keqe ka “Open Balkan” për Kosovën