Loriana Kuka mposhtet dhe nuk arrin të vazhdojë rrugën drejt medaljes së tretë olimpike për Kosovën

Loriana Kuka nuk ka arritur të vazhdojë rrugën drejt medaljes së tretë olimpike për Kosovën në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Xhudistja jonë u mund nga rusja Aleksandra Babintseva, me shënim të artë në raundin e dytë të kategorisë -78 kg.

Kukës nuk i priu fati, pasi lufta që zgjati mbi gjashtë minuta po shkonte në favor të saj.

Loriana ka përpara një karrierë të gjatë dhe e presin edhe Olimpiada të tjera.

Ekipi olimpik i xhudos e mbyll këtu garimin në Lojërat Olimpike, Tokio 2020, me bilanc të jashtëzakonshëm, duke fituar dy medalje të arta me Distria Krasniqin e Nora Gjakovën. /Telegrafi/

Read Previous

Hasani: Marrëveshja e propozuar nga Kurti për paqe me Serbinë është primitive

Read Next

Rritja e rasteve me COVID-19, IKSHPK dhe MSH u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen