Një muaj paraburgim për shoferin që dyshohet se shkaktoi aksidentin në Kroaci

Gjykjata e Qarkut në Slavonski Bord, ka vendosur sot në mëngjes që shoferit të autobusit të linjës Frankfurt – Prishtinë, që dyshohet se shkaktoi aksidentin ku vdiqën 10 persona e u lënduan mbi 45, t’i caktohet masa e paraburgimit prej një muajsh, ka njoftuar Index.hr.

Aksidenti ndodhi të dielën në mëngjes në Slavonski Brod. Në autobusin e kompanisë Deva Tours, ishin 67 udhëtarë që po vinin në Kosovë për pushime dhe dy shoferë, njëri prej të cilëve vdiq.

Shoferi i autobusit, të hënën në intervistimin nga Prokuroria, u mbrojt në heshtje./Koha.net

Read Previous

IKSHPK: Shmangni konsumimin e mishit, peshkut dhe suxhukut

Read Next

Vazhdon greva me orar të plotë e punëtorëve të ATK-së