Policia e Kosovës gjen një shtëpi të mbushur me 11 migrantë të kontrabanduar

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme në fshatin Peqan në Suharekë ka ndaluar shtatë persona, të cilët dyshohet se kanë kontrabanduar me migrant.

Në njoftimin e bërë nga Policia tregohet se pas marrjes së urdhërit për kontrolle në disa shtëpi të dyshimta për vjedhje në shatin Peqan , në një shtëpi ishin gjetur 11 persona me nënshtetësi Siriane te cilët kishin shfrytëzuar rrugët ilegale dhe ishin kontrabanduar nga disa persona të dyshimtë.

Tutje sipas policisë personat e dyshuar janë S.M, F.F, A.B, V.F, Xh.K, A.N dhe D.S të cilët i janë dorëzuar njësisë së hetimeve për intervistë./Gazeta Sinjali/

Read Previous

25 aeroplanë nisen nesër nga Zvicra drejt Kosovës

Read Next

​S’ka vendimmarrje, dështon miratimi i marrëveshjes ndërkombëtare