Saka deklarohet pas humbjes së penaltisë

Ndeshja finale e Euro 2020, e cila u zhvillua të dielën mbrëma dha një fund të hidhur për anglezët, të cilët nuk arritën të ishin më të saktë se sa italianët në fazën e penaltive.

Futbollisti 19 vjeçar, i skuadrës së Arsenalit, dhe përfaqësueses Angleze, Bukayo Saka, ishte njëri nga futbollistët penaltia e të cilit u ndal nga gardiani i portës italiane, Gianluigi Donnarumma.

Pas heshtjes së Saka-s ai ka publikuar deklaratën e tij rreth situatës së krijuar, ku ndër të tjera thotë :

“Ishte nder i madh për mua që isha pjesë e këtij ekipi të Anglisë, dhe jam i shumë falenderues për të gjitha mësimet që i kam marrë gjatë këtij grumbullimi”.

Saka gjithashtu thekson që është i zhgënjyer me fundin e ndeshjes dhe me mënyrën se si u gjuajt penaltia, dhe kërkon falje për zhgënjimin e shkaktuar tek familja, dhe tek të gjithë ata që e kanë mbështeur përfaqësuesen e Anglisë.

Ndër të tjera ai falenderon të gjithë për mbështetjen e dhënë, dhe në lidhje me thirrjet racist që u janë drejtuar atij dhe bashkëlojtarëve të tij (Rashford dhe Sancho), ai thotë që racizmi nuk ka vend në futboll e në asnjë aspekt të shoqërisë.

Read Previous

Belgjikë, numri i të vdekurve shkon në 23

Read Next

Në Qendrën Korrektuese-Dubravë janë korrë 21 ha grurë