Jadon Sancho: Do të rikthehemi fuqishëm

Pas penaltisë së humbur në finale kundër Italisë, Jadon Sancho futbollisti i kombëtares angleze, përmes rrjeteve sociale ka publikuar kërkim faljen e tij.

Përmes deklarartës së tij, Sancho ka thënë që mos realizimi i suksesshëm i penaltisë në finale e së dieles mbrëma është momenti më i vëshitrë deri më tani në karrierën e tij, dhe u kërkoj falje bashklojtarëve, stafit teknik dhe mbi të gjithë, faljen më të madhe e kërkoj nga fansat.

Ndër të tjera në deklatarën e tij Sancho tha : “Pas humbjes së penalties nuk do të shtirem kinse nuk i kam parë thirrjet raciste që më janë drejtuar mua, dhe bashklojtarëve të mi Marcus (Rashford), Bukayo (Saka), dhe fyerjet në baza racore janë diçka që kjo shoqëri duhet ta rregulloj tek vetja”.

Përfaqësuesi i kombëtares angleze, e përmbyll deklaratën e tij, duke i falenderuar të gjitë fansat për mbështetjen e tyre, dhe duke u thënë që “Tre Luanët” do të rikthehen fuqishëm. Kujtojmë që Jadon Sanco, gjatë këtij afati kalimtar ka kompletuar transferimin te Manchester United.

Read Previous

Vuçiq: Përparimi në dialog me Prishtinën është i rëndësishëm, do të sjellë investitorë më shpejt

Read Next

​6 persona vdesin nga përmbytjet në Gjermani, zhduken dhjetëra të tjerë