Fshati Olimpik i lojërave olimpike Tokio 2020, të martën ka hapur dyert për mirëpritjen e atletëve më të mirë para lojrave që do të zhvillohen nga 23 Korriku, e deri me 8 Gusht.
Më shumë se 11 mijë atletë nga e gjithë bota, nga 205 Komitete Olimpike dhe Ekipi Olimpik i Refugjatëve do të jenë pjesëmarrës në këto lojëra, ku shumica nga këta atletë do të qëndrojnë në Fshatin Olimpik, i cili është i vendosur në rrethin e lumit Harumi në Tokio.
Sa i përket mbajtes së lojrave, në këto rrethana, presidenti i Komitetit Olimpik, Thomas Bach, në një deklatartë të lëshuar për media, ndër të tjera tha se atletët janë falenderues që lojërat olimpike do të zhvillohen pavarësisht rrethanave sepse pas stresit të pandemisë globale ata do ta kenë rastin që të shkëlqejnë në olimpiadë.
Vlen të ceket që 85% rezidentëve që do të qëndrojnë në Fshatin Olimpik do të jenë plotësisht të vaksinuar, ndërsa rezidentët tjerë do të ndjekin rregullat strikte kundër përhapjes dhe infektimit me COVID-19.