Fjalimi i Mancinit nga zhveshtorja e Italisë para finales së Euro 2020 (VIDEO)

ROME, ITALY – JUNE 15: In this Handout picture provided by UFEA, Roberto Mancini, Head Coach of Italy speaks to the media during the Italy Press Conference ahead of the Euro 2020 Group A match between Italy and Switzerland at Olimpico Stadium on June 15, 2021 in Rome, Italy. (Photo by UEFA/UEFA via Getty Images)

Roberto Mancini u tha lojtarëve se ishin të zotët e fatit të tyre përpara finales kundër Anglisë.

Trajneri i Azzurrëve filloi të rendisë lojtarët që do të startonin kundër Tre Luanëve në Wembley dhe kishte kohë për një shaka për të lehtësuar tensionin përpara finales së Euro 2020.

“Gigio, Dilo, Leo, Giorgio, Spina …”, dëgjohet duke thënë Mancini.

I lënduari Leonardo Spinazzola, i dëmtoi Akilin e tij gjatë çerekfinales kundër Belgjikës, u përfshi në formacion.

Por, emri i mbrojtësit të Romës u fshi pas disa të qeshurave dhe u zëvendësua nga mbrojtësi i Chelseat, Emerson Palmieri.

“Emerson, Jorgio, Marco, Bare, Ciro, Lorenzo dhe Federico”, vazhdoi Mancini.

Pasi kishte emëruar formacionin startues, fjalimi i trajnerit para lojërave ishte i shkurtër dhe konciz.

“Nuk kam asgjë më shumë për të thënë. Ju e dini se çfarë jeni, ne nuk jemi këtu rastësisht”, shtoi selektori. “Ne jemi zotërit e fatit tonë, ju e dini se çfarë duhet të bëni”.

Italia fitoi 3-2 në penallti ndaj Anglisë, duke fituar kështu trofeun e dytë në histori të tyre. /Telegrafi/

Read Previous

Kurti: Mund të jetojmë edhe pa njohjen e Serbisë, s’paguajmë asgjë për të

Read Next

Vitia: Vdekjet e dyshimta në Deçan nuk lidhen me helmimin e ujit