Kane: Humbja me penallti është dhimbja më e madhe

Anglia do duhet të presë ende për të arritur të fitojë një trofe madhor. Mbrëmë “Tre Luanët” i mundi Italia me penallti në finale dhe zhgënjimi natyrisht është i madh. Pas ndeshjes për mediet foli kapiteni Harry Kane, që tregoi qartë dhimbjen.

“Nuk mund të bënim më shumë. Humbja me penallti është ndjenja më e keqe në botë. Bëmë një turne shumë të mirë dhe duhet të dalim me kokën ngritur. Do na dhembë ca kohë, por jemi në rrugën e duhur për të bërë diçka të madhe. Luajtëm ndaj një ekipi të shkëlqyer.

E nisëm lojën në mënyrën e duhur, edhe përse ndonjëherë i tërhiqnim linjat shumë. Ata e mbajtën topin shumë. Ne dukej sikur e kishim lojën në kontroll, por nuk krijuam raste shënimi. Në shtesë u rritëm pak dhe i krijuam disa mundësi. Djemtë dhanë gjithçka, thjesht nuk ishte nata jonë”, tha Kane. /abcnews.al

Read Previous

Cakolli: Raportimi për dialogun me Serbinë nuk do të duhej të kufizohej në “raportim” nëpër rrjete sociale

Read Next

UEFA po shqyrton zgjerimin e Kampionatit Evropian në 32 ekipe