Me 56 vota Kuvendi i Kosovës e zgjodhi Hajrie Morinën drejtoreshë të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, me mandat 5-vjeçar.
Kundërkandidat i Morinës ishte Lulzim Rexhepaj i cili mori 18 vota.
75 deputetë kanë marrë pjesë në votim.
Partia Demokratike e Kosovës refuzoi që të propozojë një kandidat për komisionin ad hoc për votimin e drejtorit të këtij komisioni.
Kjo ishte edhe pika e fundit e rendit të ditës, pas asaj për shkarkimin e Bordit të RTK-së dhe ndryshimit të emërtimit të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë.
Kështu me zgjedhjen e Morinës në këtë pozitë, Kuvendi mbylli punimet për seancën e sotme./GazetaSinjali