Mbi 49 mijë qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës

Deri tani në vendin tonë mbi 49 mijë qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID.

Ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 206.443 doza të vaksinës.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 569 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 206.443 doza të vaksinës.

Deri më sot 49.616 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./EO/

Read Previous

Ministrja Nagavci, raporton sot në Komisionin për Arsim

Read Next

Sot do të mblidhen pesë Komisione Parlamentare