Komuna e Gjakovës ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës për rastin e serbes

Serbja Dragica Gashiq e cila kishte ikur nga Gjakova me shkas se nuk kishte mundur të përballonte presionin mediatik të televizionit Syri, sot është kthyer përsëri në Gjakovë. Ekipi i mediumit tonë ka vizituar banesën ku është kthyer për të jetuar ajo. Me t’u kthyer në Gjakovë ajo është paraqitur në kuvendin komunal të Gjakovës ku edhe ka paraqitur një kërkesë të veçantë.

Gashiç ka kërkuar që t’i ndërrohet dera e banesës nga ajo që është në të blinduar. Kërkesë kjo që sipas saj i është pranuar. Ajo ka theksuar për mediumin tonë se nuk e ka ndërmend të largohet nga Gjakova, përkundrazi ka thënë se edhe djemtë e saj do të vijnë të jetojnë këtu.

Ne kemi tentuar që të marrim edhe deklarata nga shefi i zyrës komunale për komunitete dhe kthim Armend Behluli por nuk ka pranuar që të prononcohet dhe i cili edhe e ka pranuar në takim serben dhe ia ka konfirmuar kërkesën e saj. Sipas burimeve të televizionit Syri komuna e Gjakovës ka të drejtë që t’i drejtohet Gjykatës dhe të kërkojë zgjidhje për këtë çështje e cila vazhdon të mbetet preukopuese për qytetarët e komunës së Gjakovës.

Read Previous

Rusia shënon rekord të zi, më shumë viktima se raste

Read Next

Kosova do të përfaqësohet në atletikë nga Musa Hajdari në ​Tokio 2020