Paraqitje të mira në Kampionatin Evropian me Holandën, Bayerni futet në garë për 25-vjeçarin

Holanda e ka nisur shumë mirë Euro 2020. Dy fitore në dy ndeshjet e para dhe një nga të paktat skuadra si ka siguruar kualifikimin në raundin tjetër të kompeticionit.

Një nga lojtarët më të dalluar te kombëtarja tulipane është Denzel Dumfries, i cili ia ka dalë të gjejë golin ndaj Ukrainës dhe Austrisë.

25-vjeçari i linjës së djathtë luan me PSV, teksa shumë klube të njohura kanë shprehur interes për shërbimet e tij.

Në lojë është futur edhe Bayern Munchen. Kampionët e Gjermanisë kanë nisur bisedimet me Mino Raiolën, agjentin e lojtarit.

Sky Sport shkruan se klauzola e largimit të Dumfries është 15 milion euro, shumë që drejtuesit e klubit bavarez e konsiderojnë të lartë për momentin. /abcnews.al

Read Previous

Spitali i Gjakovës me 2 pacientë COVID-19

Read Next

Gruja rrah burrin