​Rrahje ndërmjet 5 personave në Prishtinë

Një rrahje ndërmjet 5 personave ka ndodhur në Prishtinë, me ç’rast tre prej tyre kanë pranuar tretman mjekësor.

Policia ka arritur të arrestojë sulmuesit, njërin prej tyre e ka dërguar në mbajtje.

“Tre persona meshkuj kosovarë kanë pranuar trajtim mjekësor pasi që të njëjtit janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /KosovaPress/

Read Previous

​Brenda një dite pesë raste të dhunës në familje

Read Next

Ben Meir: Kurti nuk duhet ta pranojë Asociacionin me kompetenca ekzekutive