U caktohet nga një muaj paraburgim katër të arrestuarve në rastin e Arlinda Zekajt
Kuvendi i Kosovës ka emëruar 15 anëtarët e Këshillit të Shkencës, pas votimit në seancën plenare, ku lista e propozuar mori 67 vota për, një kundër dhe katër abstenime.
Anëtarët e rinj të këtij Këshilli janë: Aliriza Arenliu, Arbnora Dushi, Armond Daci, Arven Syla, Besnik Krasniqi, Emine Kalaja-Hajdari, Fetah Podgorica, Ibrahim Krasniqi, Majlinda Bregasi, Mentor Alishani, Mihone Kerolli, Mimoza Ibrani, Myzafere Krasniqi-Limani, Tringa Dedi dhe Valmir Krasniqi.
Para votimit, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, u kërkoi deputetëve të mbështesin listën me 15 emrat e propozuar për anëtarë të Këshillit, duke theksuar se në të përfshihen përfaqësues të fushave të ndryshme të dijes.
“Këshilli Kombëtar i Shkencës është organ me rëndësi të veçantë për zhvillimin e veprimtarisë kërkimore, shkencore në Republikën e Kosovës. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për zhvillimin e procesit të nominimit të anëtarëve të këtij Këshilli. Më 28 tetor 2026, Qeveria ka nxjerrë vendim dhe i ka propozuar Kuvendit të Kosovës për emërim 15 kandidatë për anëtarë të Këshillit. Kjo listë përfshinë fusha të ndryshme të dijes dhe veprimtarisë shkencore, duke synuar përfaqësimin e një spektri të gjerë të ekspertizës akademike dhe kërkimore shkencore. Kjo përbërje e propozuar përfshinë një pjesë të anëtarëve nga përbërja e Këshillit të kaluar”, ka deklaruar ministri Çeku.

