Shqipëria mohon përfshirjen në sulmin me dron ndaj korvetës ruse: Territori ynë nuk u përdor për sulmin

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka mohuar pretendimet se sulmi me dron detar ndaj një korvete ruse është nisur nga territori shqiptar.

Përmes një reagimi publik, ministria i ka cilësuar këto raportime si të pasakta dhe në kundërshtim me faktet, duke theksuar se Shqipëria nuk ka pasur asnjë përfshirje në incident dhe se territori i saj nuk është përdorur apo vënë në dispozicion për nisjen ose lehtësimin e një sulmi të tillë.

Ministria i ka hedhur poshtë kategorikisht këto pretendime, duke thënë se janë publikuar pa prova të verifikueshme. Ajo u ka bërë thirrje përgjegjësve për përhapjen e tyre që të korrigjojnë informacionet dhe të tregojnë saktësi e përgjegjësi në raportimin e çështjeve të ndjeshme.

Read Previous

Anulohet protesta e studentëve të UP-së, sot takohen me Këshillin Drejtues të Universitetit

Read Next

Interi refuzon 60 milionë euro nga Newcastle dhe ofertën e Arsenalit për talentin italian