Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, ka thënë se gjuha jonë është dëshmi e përpjekjes së ruajtjes së identitetit kombëtar të popullit tonë.

Mes tjerash ajo është shprehur se lufta jonë për liri është bërë edhe për gjuhën shqipe, që ajo të folet e shkruhet lirshëm.

“Lufta jonë për liri u bë edhe për gjuhën shqipe, për të drejtën për ta folur dhe shkruar atë lirshëm. Sot, kujtojmë me respekt dhe mirënjohje 50 delegatët nga 26 qytete, shoqata dhe klube shqiptare, të cilët në Kongresin e Manastirit, më 1908, u bashkuan për një nga vlerat themelore të identitetit tonë kombëtar, gjuhën shqipe. Përgjegjësia jonë është ta ruajmë, ta pasurojmë dhe t’ua përcjellim brezave këtë trashëgimi me dinjitet dhe përkushtim”, ka shkruar presidenca në Facebook.

Read Previous

COP31 në moment kritik: Debati për lëndët fosile po ashpërsohet

Read Next

Çfarë të hani kur merrni vaksinën kundër gripit?