Parashikimi i motit për sot

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme do të jetë relativisht i ngrohtë, me vranësira që pritet të shtohen gradualisht gjatë ditës.

Sipas parashikimit të Institutit, nuk përjashtohet mundësia e reshjeve shumë të lehta të shiut, me sasi nën 1 milimetër.

Temperaturat minimale do të jenë rreth 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë deri në 16 gradë Celsius.

Ndërkaq, era do të fryjë me intensitet të dobët deri mesatar, me tendencë të forcimit gjatë orëve të mbrëmjes.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Shqipe Selimi pas dënimit të Thaçit dhe të tjerëve: Duhet të vazhdojmë të luftojmë për drejtësi

Read Next

Shtatë komisione parlamentare mblidhen sot, në fokus komisioni hetimor për rastin e Arlinda Zekajt