Ndryshojnë planet e Trumpit për Evropën

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po planifikon të zvogëlojë praninë ushtarake amerikane në Evropë me rreth 5 mijë trupa, një reduktim më i vogël nga ai që kishin frikë aleatët evropianë, raporton Bloomberg.

Sipas raportimit, pjesa më e madhe e tërheqjes së planifikuar pritet të prekë Gjermaninë, ku Shtetet e Bashkuara kanë një nga praninë më të madhe ushtarake në kontinentin evropian.

Megjithatë, vendimi përfundimtar për numrin e trupave që do të tërhiqen do të merret nga presidenti Trump, i cili në vazhdimësi ka kritikuar vendet evropiane anëtare të NATO-s për mungesën e mbështetjes ndaj SHBA-së dhe Izraelit në luftën kundër Iranit.

Ndërkohë, nënsekretari amerikan i Mbrojtjes për Çështjet e Politikave, Elbridge Colby, pritet t’i dorëzojë sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, një raport zyrtar lidhur me ndryshimet e propozuara në vendosjen e forcave amerikane në Evropë.

Komandanti Suprem i NATO-s për Evropën dhe njëkohësisht kreu i Komandës Evropiane të Ushtrisë Amerikane, gjenerali Alexus Grinkevich, i ka paraqitur ekipit të Colbyt disa skenarë të mundshëm për shqyrtim që në muajin shtator.

Hegseth pritet t’ia paraqesë rekomandimet përfundimtare presidentit Trump më 1 dhjetor, pas së cilës do të vendoset për hapat e mëtejshëm lidhur me praninë ushtarake amerikane në Evropë.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Legjenda e Brazilit kërkon largimin e Ancelottit

Read Next

Rama në Bruksel për zgjerimin e BE-së