Lushaku-Sadriu : Pse u poshtërua Kosova nga BE-ja?

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, ka reaguar pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe gjatë hapjes së Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Përmes një postimi në Facebook, Lushaku ka ngritur pikëpyetje për mënyrën se si Kosova u trajtua në këtë organizim, duke pyetur nëse vendi ka mekanizma ku mund të ankohet për rastin.

Ajo ka theksuar rëndësinë e miqve dhe aleatëve ndërkombëtarë, duke thënë se pikërisht ata duhet të ndihmojnë që situata të tilla të mos përsëriten.

Read Previous

Trump, Xi dhe Putin në një tryezë të përbashkët, ja cilat janë temat që pritet të diskutojnë tre liderët

Read Next

NATO paralajmëron krizë karburanti në rast lufte