Merz: Trump të mos krijojë surpriza gjatë takimit me Putinin në Kinë
Zyrtarët e administratës Trump thanë të premten se teknologjia e re, e cila po instalohet në sistemin e kontrollit të trafikut ajror të vendit, kishte mbingarkuar pjesë të vjetruara të tij dhe kishte shkaktuar ndërprerje të herëpashershme të komunikimit dhe të radarit. Kjo çoi në ndalimin më të gjatë të fluturimeve në shkallë kombëtare gjatë 25 vjetëve të fundit.
Ndalimi u hoq në mbrëmje, pas një periudhe pesëorëshe gjatë së cilës shumica e fluturimeve nuk u lejuan të zhvilloheshin nga aeroportet në SHBA.
Mijëra fluturime dhe potencialisht mbi një milion udhëtarë u prekën nga kjo situatë. Sekretari i Sigurisë Kombëtare, Markwayne Mullin, u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se askush nuk ishte në rrezik, pasi më shumë se 3.000 avionë kishin ateruar në mënyrë të sigurt. Megjithatë, Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha se nuk mund të garantonte që një situatë e tillë nuk do të përsëritej.
Mullin tha se Administrata Federale e Aviacionit (FAA) po instalonte “pajisje të reja dhe teknologji të re”, por se “kjo po e mbingarkonte sistemin e vjetër”. Sipas tij, nuk kishte asnjë tregues që bëhej fjalë për një sulm kibernetik.
Një numër i kufizuar fluturimesh të brendshme filluan të niseshin vonë të premten, pasi ndalimi u hoq. Megjithatë, mund të duhen disa ditë që kompanitë ajrore të rikthehen plotësisht në normalitet, pasi shumë avionë dhe ekuipazhe kishin mbetur jashtë pozicioneve të tyre të planifikuara.
Zyrtarët thanë se presin që sistemi të jetë rikthyer në normalitet në kohë për të përballuar fluksin e udhëtarëve gjatë festës së Falënderimeve (Thanksgiving).
Ndalimi mbarëkombëtar i fluturimeve ishte i pari që nga janari i vitit 2023, kur një tjetër sistem i rëndësishëm kompjuterik i FAA-së, i cili u dërgon njoftime pilotëve, pësoi një defekt. Ky ishte ndalimi i dytë i tillë që nga ngjarjet pas sulmeve të 11 shtatorit 2001.