MASh nis në Prishtinë bashkëbisedimet me studentët për Strategjinë e Arsimit 2035+

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të nisë më 16 nëntor ciklin e bashkëbisedimeve rajonale të ministrit Çeku me studentët, në kuadër të procesit të hartimit të Strategjisë së Arsimit 2035+.

Takimi i parë do të mbahet të hënën, në orën 12:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Ministrisë, ky bashkëbisedim synon të krijojë një hapësirë të hapur për studentët, ku ata mund të ndajnë idetë, sugjerimet dhe qëndrimet e tyre lidhur me të ardhmen e arsimit në vend.

Ministria ka ftuar të gjithë studentët që të bëhen pjesë aktive e këtij diskutimi, duke theksuar se kontributi i tyre është i rëndësishëm në hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+./KultPlus.com

Read Previous

Policia e Kosovës me plan operativ për ndeshjen Kosovë-Izrael

Read Next

Njeriu që ndihmoi CIA-n të vepronte fshehurazi në Meksikë