Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndan 80 bursa për nxënësit e shkollave të mesme profesionale
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka caktuar Rafet Halimin në pozitën e zëvendëskryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).
Vendimi është marrë në mbledhjen e së premtes.
Gjatë mbledhjes, kryesuesi i KPK-së ka njoftuar se Valdet Gashi ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendëskryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, si dhe nga udhëheqja e Departamentit për Korrupsion.
Pas dorëheqjes së Gashit, KPK-ja ka caktuar Halimin për ta ushtruar këtë funksion.