​AUV ndalon hyrjen e 1,068 kg patatina për shkak të nivelit të lartë të akrilamidit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), gjatë kontrolleve zyrtare në kufi, ka ndaluar hyrjen në Kosovë të 1,068 kg patatina të importuara nga një kompani, për shkak të konstatimit të nivelit të akrilamidit mbi vlerat referente të përdorura gjatë kontrollit laboratorik.

Bazuar në rezultatet e analizave laboratorike, Inspektorati Fitosanitar Kufitar i AUV-së, më 23 tetor ka marrë vendim për ndalimin e hyrjes dhe kthimin e ngarkesës, duke parandaluar vendosjen e saj në tregun e Kosovës, raporton KosovaPress.

Akrilamidi është substancë kimike që mund të formohet gjatë përpunimit të ushqimeve të pasura me niseshte në temperatura të larta, veçanërisht gjatë skuqjes dhe pjekjes.

Sipas Autoritetit Evropian për Sigurinë Ushqimore (EFSA), ekspozimi afatgjatë ndaj akrilamidit përmes ushqimit përbën shqetësim për shëndetin publik për shkak të potencialit të tij kancerogjen. /KosovaPress/

Read Previous

Rrëfehet Antonelli: Në xhiron e fundit nuk shihja pistën nga lotët

Read Next

​Begaj dekreton reformën territoriale, Shqipëria voton më 9 maj për 46 bashki