Parashikimi i motit për sot

Gjatë javës në Kosovë pritet të karakterizohet me mot kryesisht të vranët, reshje të herëpashershme shiu dhe rënie të temperaturave. Në viset e larta malore parashihen edhe reshje bore.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat gjatë javës do të jenë relativisht të ulëta, me ato maksimale që do të lëvizin nga 5 deri në 11 gradë Celsius.

Dita e parë e javës do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët, ndërsa në disa zona mund të ketë reshje lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4 gradë Celsius, kurse ato maksimale nga 5 deri në 11 gradë.

Read Previous

Pas 40 vjetësh, nxënësit e dikurshëm kthehen në shkollën “Gjergj Fishta”në Bishtazhin

Read Next

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot