Tesla zbulon ekranin e ri të Roadster-it

Tesla ka prezantuar ndërfaqen e re digjitale të gjeneratës së ardhshme të modelit Roadster, duke zbuluar disa nga funksionet e avancuara që synojnë të përmirësojnë kontrollin dhe performancën e veturës, veçanërisht në pistë.

Ekrani i ri do t’u mundësojë shoferëve të përcjellin në kohë reale të dhëna për temperaturën e baterisë dhe motorëve, aerodinamikën, sistemin e frenimit dhe kohën e xhirove. Përmes ekranit me prekje, ata do të mund të ndryshojnë edhe cilësimet e veturës.

Një nga veçoritë më të veçanta të Roadster-it të ri është sistemi me shtytës raketor, i cili synon të ofrojë përshpejtim ekstrem.

Sipas të dhënave të prezantuara nga Tesla, versioni Roadster Thrust synon të përshpejtojë nga 0 në 96 kilometra në orë për më pak se 0.9 sekonda, ndërsa versioni ekskluziv Rocket synon ta arrijë këtë shpejtësi për vetëm 0.59 sekonda.

Kompania synon që prodhimi i modelit të ri të nisë gjatë vitit të ardhshëm, por ende nuk ka bërë të ditur se cili nga versionet do të hyjë i pari në prodhim.

/GazetaSinjali/

Read Previous

GTA 6 mund të kërkojë 210 GB hapësirë në PS5

Read Next

Lituania rrit kërkesat për thirrjet ushtarake