Rrustemi: Kosova po ndërton strategji shtetërore për apelin e ish-krerëve të UÇK-së
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në ditën e dytë të Forumit të 3-të Ekonomik Gjermano-Kosovar, që po mbahet në Prishtinë.
Gjatë fjalimit të tij, Konjufca ka theksuar rëndësinë e diasporës në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, duke vënë në pah se lidhjet mes dy vendeve shkojnë përtej raporteve zyrtare dhe institucionale.
“Diaspora është pjesë e pandashme e Kosovës. Lidhjet tona me Gjermaninë shkojnë përtej raporteve institucionale, sepse ato janë të ndërtuara mbi lidhjet e drejtpërdrejta mes njerëzve dhe familjeve tona.”, ka thënë Konjufca.
Konjufca ka theksuar gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së bizneseve dhe krijimit të rrjeteve të bashkëpunimit, në mënyrë që lidhjet me diasporën të ruhen dhe të forcohen edhe më tej.
Ai ka nënvizuar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë duhet të zhvillohen përtej bashkëpunimit institucional, duke krijuar mundësi për bashkëpunim më të madh ekonomik mes dy vendeve.
Forumi i 3-të Ekonomik Gjermano-Kosovar mbledh përfaqësues të institucioneve, bizneseve dhe investitorë për të diskutuar mundësitë e investimeve dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. /Telegrafi/
